Prokuroria do të dëgjojë të akuzuarit e pastaj të vendosë nëse ka elemente për të hetuar Nait Hasanin dhe Enver Hasanin

Prokuroria Themelore ka thënë se pas marrjes në pyetje të të akuzuarve do të analizojë nëse ka elemente për të hetuar përfshirjen ose jo të Enver e Nait Hasanit në një rast korrupsioni të një zyrtari të Qeverisë dhe djalit të tij, shkruan sot Koha Ditore.

Babë e bir, Zahir e Adrian Bajrami akuzohen se pesë muaj më parë ia kanë marrë dy herë nga 10 mijë euro të dëmtuarit, Elsadat Muslijit, duke i premtuar se do të ndikojnë për t’ia hequr dënimin nga Gjykata e Apelit. Zahir Bajrami, ka qenë drejtor i Zyrës për Buxhet në Qeverinë e Kosovës dhe ai është suspenduar nga pozita në shkurt të këtij viti.

Gjatë marrjes në pyetje para Gjykatës Themelore të Prishtinës, dëshmitari Elsadat Musliji ka thënë, të hënën, se paratë ua ka dhënë të akuzuarve, pasi ata i kishin premtuar se do të ndikojnë te Nait Hasani, si dhe te ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme