Prokurori Publik sot do të dorëzojë ankesë ndaj vendimit të gjykatësit përgjegjës të Gjykatës Themelore Penale – Shkupi 1, me të cilin u refuzua kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër të dyshuarit për veprën penale “Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror” dhe u caktoi vetëm masë kujdesi, njoftoi sot Prokuroria Themelore.
Prokuroria njoftoi sot se do të ankimojë vendimin e gjykatësit përgjegjës në Gjykatën Themelore Penale Shkup i cili mbrëmë vonë ka caktuar masë kujdesi për katër persona të dyshuar për rrezikim të sigurisë së komunikacionit ajror, për sulmin në Agjencinë e Aviacionit Civil – Maqedoni (M-NAV).
Në mesin e këtyre personave është edhe Bekim Neziri, ish-ministër, këshilltar aktual i drejtorit të M-NAV-së dhe kryetar i BDI-së në Çair.
Siç njoftuam më herët, Prokuroria Themelore Publike kërkoi masë paraburgimi për të katër të dyshuarit, për shkak të rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe hetimet, si dhe për ekzistimin e shkaqeve të dyshimit për arratisje. Por, gjykatësi caktoi masë më të lehtë kujdesi.
Sipas vendimit të gjykatësit, katër të dyshuarit do të mbeten pa pasaporta, do të duhet të paraqiten në gjykatë, nuk mund të largohen nga Shkupi apo vendbanimi i tyre dhe nuk mund të komunikojnë me viktimën të cilën e kanë sulmuar.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se atyre iu është ndaluar hyrja në M-NAV ku ata kryen sulmin përsderisa ndërsa kontrollorët e trafikut ajror po ndiqnin 28 fluturime avionësh në qiell mbi Maqedoninë e Veriut.
Kujtojmë se sipas akuzës së Prokuorisë, të dyshuarit më 4 janar, kanë kryer vepër penale me të cilën kanë rrezikuar sigurinë e Aeroportit të Shkupit.
“Në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim të kryerjes së veprës penale të dhunës ndaj një personi ata i kanë penguar shërbimet në aeroport. Me veprimet e tyre, ata kanë rrezikuar sigurinë e trafikut ndërkombëtar ajror në momentin kur në hapësirën ajrore mbi shtetit, po zhvilloheshin 28 fluturime nën kontrollin e M-NAV, me çka janë të dyshuar se kanë kryer vepër penale me të cilën parashikohet dënim me burg prej më së paku pesë viteve”, njoftuan mbrëmë nga Prokuroria kur të dyshuariot u sollën në Gjykatën Penale me gjashtë vetura në Gjykatën Penale, mes tyre dhe Neziri.