Prokuroria e BE-së heton pretendimin për korrupsion në vlerë 4.5 miliardë euro

Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) po heton 300 denoncime me vlerë prej 4.5 miliardë euro kundër buxhetit të Bashkimit Evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).

EPPO, autoriteti i Prokurorisë përgjegjëse për hetimet dhe ndjekjet penale kundrejt buxhetit të BE-së, lidhur me krimet kundër buxhetit të BE-së, publikoi një deklaratë lidhur me aktivitetet e saj të fundit.

Në deklaratë rikujtohet se EPPO ka filluar detyrën më 1 qershor dhe se ky institucion deri më tani ka marrë 1.700 denoncime të krimeve nga vendet e BE-së.

Më tej thuhet se janë hapur hetime zyrtare ndaj 300 denoncimeve të bëra deri më tani dhe se dëmi i aktiviteteve të hetuara ndaj buxhetit të BE-së është rreth 4.5 miliardë euro.

Prokuroria me qendër në Luksemburg po heton lidhur me mashtrimet për shpenzimet dhe të ardhurat, mashtrim lidhur me TVSH-në që përfshin dy ose më shumë shtete anëtare dhe që vlera arrin të paktën 10 milionë euro, pastrimin e pasurive të siguruara nëpërmjet mashtrimit nga buxheti i BE-së si dhe korrupsionin dhe abuzimet që prekin interesat financiare të BE-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme