Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, ka caktuar dy prokurorë të cilët do të merren me trajtimin e listave të veteranëve të luftës, të cilat po dyshohen për manipulime.
Ai ka kërkuar nga prokurorët e caktuar intensifikimin e veprimeve hetimore për rastin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës.
Po ashtu, bëhet e ditur se Prokuroria e këtij qyteti në koordinim të plotë me njësinë e krimeve ekonomike dhe korrupsion në Gjakovë, ka filluar hetimet paraprake për identifikimin dhe verifikimin e 191 personave të dyshuar si veteranë dhe akterët e tjerë të përfshirë në procesin e rekrutimit, të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale “falsifikim i dokumentit”, “mashtrim dhe legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë”