Prokuroria e Hagës ka dorëzuar në Prokurorinë speciale shtetërore të Malit të Zi, dosje për rastet e krimeve të luftës për ndjekjen penale të 15 personave, shkruan “Dan”.
Ky hetim po zhvillohet në fshehtësi, tha Haga, duke nënvizuar se bëhet fjalë për krime të rënda që përfshijnë dhunë seksuale, raporton portali CDM, transmeton Alsat.
Sipas deklaratës së prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, Serge Brammertz, prokuroria do të vazhdojë të bashkëpunojë drejtpërdrejt me partnerët e saj në nivelin shtetëror në mënyrë që të mbështesë hetimet e mëtejshme dhe ndjekjet penale.
Kreu i Ekipit Special të Policisë, Dragan Radonjiç, në një intervistë të fundit për “Dan” tha se departamenti i drejtuar nga Prokurori Special i Shtetit kishte mbledhur të dhëna në dhjetë raste për dyshimin e kryerjes së krimeve të luftës.