Prokuroria e lartë ka obliguar Prokurorinë e Krimit të Organizuar që të rikthen hetimin për mazutin në Elektranët e Maqedonisë mbi dyshimet për keqpërdorim të tenderit, favorizim në tender dhe pastrim të parave ndiqen penalisht 13 persona.
“Duke konstatuar lëshimet në ekspertizat e përgatitura mbi të cilat prokurori i krimit të organizuar vendosi ta ndërpresë hetimin, prokuroria kërkon që të vazhdohet hetimi duke vërtetuar veprimet e secilit të dyshuar veçmas, posaçërisht duhet vërtetuar se si Elektranët e Maqedonisë duke shpërdoruar dhe dëmtuar buxhetin e shtetit i mundësoi një personi dhe kompanisë së tij përfitime në kundërshtim me ligjin”, thonë nga Prokuroria Publike.
TË PRECIZOHEN VEPRIMET E SECILIT TË DYSHUAR;
TË VËRTETOHET SE SI ËSHTË DËMTUAR BUXHETI I SHTETIT;
Hetimin në pamundësi për ta vërtetuar veprën penale vendosi ta bën prokurorja përkatëse Katerina Kollareviq. Vasko Kovaçevski në cilësinë e ish drejtorit ndodhet në arrati, ndërsa Asmir Jahoski bashkë me Erxhan Sulkovskin dhe të dyshuarit e tjerë u lan të lirë. Pas vendimit, kryeministri Hristijan Mickoski kishte zhvilluar bisedë telefonike me kryeprokurorin Nenad Saveski, veprim ky që në opinion u interpretua si presion ndaj punës së pavarur të Prokurorisë Publike. Ndërkohë ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovki në disa raste kishte deklaruar se dyshimet për mazutin janë të bazuara dhe se dëshmitë e siguruara nga policia japin indikacione për shpërdorime marramendëse./Alsat.
The post Prokuroria e Lartë rikthen hetimin për mazutin, kërkon të vërtetohen veprimet e të dyshuarve appeared first on Alsat.



