Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo Federale e Belgjikës nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit! Në fokus kryerja e hetimeve paralele dhe lufta ndaj pastrimit të parave

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela priti në një takim Prokuroren e Përgjithshme të Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës, Ann Hansen. Nga palët u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes dy prokurorive. Në bazë të saj, prokuroritë e dy vendeve do të bashkëpunojnë në fushën e krimeve të rënda, trafikimit të paligjshëm dhe pastrimit të parave.


Palët do të synojnë bashkëpunimin e drejtpërdrejtë gjyqësor si dhe do të zhvillojnë konsultime dypalëshe në mënyrë periodike me qëllim që të monitorojnë zbatimin e kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike – të diskutojë/konsultojë për vështirësitë operative që dalin në lidhje me zbatimin e këtyre kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike në kuptimin e gjerë; të koordinojnë veprimet e marra për të luftuar krimin transnacional që mund të ketë pasoja në të dy vendet brenda objektit të kësaj marrëveshje, të lidhura veçanërisht me krimet e rënda, trafikimin e paligjshëm dhe pastrimin e parave.

Gjatë takimit palët vlerësuan shumë pozitivisht nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit dhe ranë dakord për nevojën e intensifikimit të mëtejshëm të tij sidmos në drejtim të luftës ndaj pastrimit të produkteve të veprës penale. Në këtë kuadër do të ketë një qasje më proaktive në koordinimin e hetimeve në këtë fushë, duke synuar kryerjen e hetimeve paralele dhe shkëmbimin e shpejtë spontan të informacionit.

Gjithashtu me shumë rëndësi u vlerësua edhe hetimi e ndjekja penale nga pala shqiptare e personave që kanë kryer vepra penale në territorin belg si dhe njohja e vendimeve të dënimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme