Prokuroria e Shtetit ka sekuestruar asete në vlerë prej 58 milionë euro

Sakte.net/ E Premte- 16 Shtator 2016 / 11:58

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, është bërë raportimi i Koordinatorit Kombëtarë për luftimin e Krimeve Ekonomike për periudhën prill – qershor 2016.

Sipas Koordinatorit të Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu, gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 58 deri në 60 milion euro të aseteve të cilat dyshohet të jenë fituar në mënyrë të kundërligjshme.

“Gjatë kësaj peridhudhe kemi pasur 58 deri në 60 milionë euro sekuestrime dhe kjo është meritë e Kryeprokurorit të Shtetit. Po ashtu edhe nga prokurorët e Eulex-it, gjatë kësaj periudhe kanë sekuestruara një shumë prej 15 milion eurove. Kjo është periudha me e mirë e prokurorisë së shtetit”, ka thënë Fazliu.

Ndërsa, përfshirë këtë periudhë kohore Koordinatori për Luftimin e Krimeve Ekonomike, ka bërë të ditur se janë konfiskuar asete 110 mijë euro.

Ndërsa, Kryeprokurori i Shtetit e ka vlerësuar lartë punën Koordinatorit për Luftimin e Krimeve Ekonomike, ku këtë periudhë e ka vlerësuar si periudhën me të mirë në sekuestrimin e asteve nga ana e Prokurorisë së Shtetit. Mirëpo, sipas tij ka një dispropocion të madh në mes të sekuestrimit nga ana e Prokurorisë dhe konfiskimit të bërë nga gjykatat. /ZERI/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme