Prokuroria ende po heton rastin e shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj

Në një përgjigje me shkrim Vjosa Baftiu nga Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se janë siguruar edhe incizimet nga vendi i ngjarjes.

“Ju njoftojmë se rasti në fjalë aktualisht është në fazën e hetimeve, ku janë duke u intervistuar pronarët dhe palët e dëmtuara nga ana e Policisë. Po ashtu, janë siguruar edhe incizimet nga vendi i ngjarjes dhe ky rast është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Lidhur më veprimet e tjera nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj rreth këtij rasti, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në këtë përgjigje.

Shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, i cili la të lënduar dhjetëra qytetarë ngriti shqetësimin për shkak të përdorimit të madh të tyre. Për këtë ishte thënë se problemi del të jetë mungesa e laboratorëve të gazit dhe kompanive që bëjnë certifikimin e bombolave të gazit e të cilat në Kosovë janë afër gjysmë shekulli të vjetra.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme