Prokuroria Publike shpalosi në detaje aksionet dhe hetimet që Darko Grupçev dhe Ejup Akija i kanë shitur tek Oliver Petrovi. Sipa organit të akuzës, të dyshuarit në cilësinë e nëpunësve policorë kanë ndikuar edhe deklaratat e dëshmitarëve dhe kanë dhënë informacione për masat operative të policisë, përkatësisht cilët policë janë të angazhuar në hetimin e veprave kriminale të grupit.
Dhjetori i vitit 2019. Të dyshuarit kanë ndikuar tek viktima e vrasjes në tentativë (tani i ndjerë) që të ndryshon deklaratën e dhënë para policisë me kërcënimin se do të sulmohet përsëri ai dhe familja e tij. Jo zyrtarisht në këtë rast bëhet fjalë për vrasjen e një shtetasi të Shqipërisë, trupi i të cilit u gjet shumë kohë më pas në Matka.
Gusht 2020- vrasje. Të dyshuarit kanë dhënë informacione të klasifikuara për të grupin kriminal. Kjo ngjarje jo zyrtarisht i referohet vrasjes së një 49 vjeçari në Inxhikovë të Shkupit.
Viti 2020- aksioni “Mali”, të dyshuarit kanë dhënë informacione për grupin kriminal dhe kanë shantazhuar hetimet policore. Aksioni i referohej trafikimit më lëndë narkotike, pastrim i parave, grup i organizuar kriminal dhe bashkëveprim kriminal. Aksioni ishte zhvilluar në fshatin Gërçec të Saraji.
2020-shtator, të dyshuarit kanë dhënë informacione për dëshmitë e siguruara dhe deklaratat e dëshmitarëve në rastin e rrëmbimit ku dyshoheshin 5 persona.
2021-mars- vrasja e dyfishtnë Shkup, kanë dhënë informacione se kush po mbahet në stacion, çfarë masa po ndërmerren dhe cilët policë janë të kyçur në hetim. Burime policore bëjnë të ditur se sekretet hetimore të dhëna nga ish policët i referohen vrasjes së dy të rinjve në rrugën Shkup-Bllacë, ku mbetën të vrarë Afrim Berisha dhe Burim Vardari gjatë orës policore në kohë pandemie.
Jo zyrtarisht mësohet se nga të dhënat e siguruara përmes bisedave të marra nga aplikacioni SKY/ECC kanë dalë edhe dëshmi për pazaret që të dyshuarit kanë kryer me përfaqësuesin e grupit të organizuar kriminal në këmbim të informacioneve dhe sekreteve hetimore./Alsat