Prokuroria për Krime të Rënda në Shqipëri, pas dy vjetësh ka mbyllur hetimet për një grup të strukturuar kriminal të përbërë prej 9 personash, tre prej të cilëve janë nga Kosova dhe dy shtetas turq. Prokuroria shpalli pretencën dhe kërkoi dënimin e 9 të dyshuarve si trafikantë droge me 131 vjet burgim në total.
Të gjithë të akuzuarit përfaqësojnë një rrjet të trafikut të heroinës, e cila vinte nga Turqia dhe hynte në Ballkan përmes Kosovës, për t’u shpërndarë më pas nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Të pandehurit janë: Jurgen Molla, Shyqyri Kotorri, Anesti Koromani, Arif Çiço (Kosovë), Blerim Ukimeraj (Kosovë) dhe Elmi Thaqi (Kosovë) si dhe të pandehurit turq, Enver Kurtulus dhe Abubekir Tuncdemir…(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)