Prokuroria kërkon dënimin e Vukotiqit për krime lufte

Janë dhënë fjalët e fundit në rastin kundër Zoran Vukotiq, i akuzuar për krime lufte, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Prokurori Paul Flyn, në fjalën e tij ka thënë se ka prova të mjaftueshme të faktuara përmes dëshmive të dëshmitarëve se Zoran Vuktoiq ka kryer krime lufte gjatë asaj që njihet si masakra e Studimes.

Gjithashtu është thëne se i njëjti aty ka kryer disa vrasje, përfshire këtu edhe vrasjen e një djali 14 vjeçar, të cilën e kishin parë disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes. Sipas prokurorit ka edhe disa dëshmi për kryerjen e vrasjeve të tjera, si dhe se Vukotiq kishte marrë para nga viktimat e familjarëve, me kushtëzimin që ai të mos i vriste.

Veç kësaj prokurori pretendon se ka dëshmi të mjaftueshme se i akuzuari Zoran Vukotiq, ka torturuar shqiptarët në burgun e Smrekonicës, veçanërisht ata që ishin nga Shala e Bajgorës.

Madje në disa raste ai kishte detyruar vëllezërit që gjendeshin në këtë burg të rrihen mes vete.
Sipas prokurorit është dëshmuar përtej dyshimit të bazuar se i akuzuari ka kryer krime lufte të cilat i ngarkohen të pandehurit në aktakuzë.

Palët e dëmtuara kanë kërkuar dënimin e të akuzuarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme