Prokuroria kërkon paraburgim për një 20-vjeçar i cili dhunoi rëndë një shofer

Incidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e Shkupit pranë Stajkovcit. Për shkak të një keqkuptimi në trafik, i dyshuari duke drejtuar një automjet “Volkswagen Golf” erdhi në të njëjtën linjë me një automjet “Seat Leon” të drejtuar nga i dëmtuari. Më pas filloi të futej në korsinë ku po lëvizte i dëmtuari, nga dritarja e tij i tregoi të dëmtuarit distinktivin e policisë, i cili ishte në automjet që në fakt ishte i babait të tij, zyrtar policor në SPB Shkup. I dëmtuari, duke menduar se bëhej fjalë për një urdhër ndalimi nga një polic, ndaloi automjetin e tij dhe u drejtua drejt automjetit të të dyshuarit. Ai doli jashtë, filloi të shajë të dëmtuarin dhe më pas me thikë i shkaktoi lëndime trupore  dhe u arratis. Prokurori kërkon paraburgim për 20 vjeçarin. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme