Prokuroria kërkon që ish-ministri Mile Janakieski, të shkojë në burg për rastin Toplik

Gazetar: Igor Stefanovski

– Advertisements –

Rasti Toplik, është para aktgjykimit. Prokurori Burim Rustemi, kërkoi dënime me burg për të akuzuarit, ndër të cilët edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, shkruan Alsat.

Sipas Rustemit, provat flasin për një marrëveshje të drejtpërdrejtë mes të pandehurve për shitjen e tokës shtetërore një kompanie për ndërtimin e Qytetit të Diellit, në komunën e Sopishtes, dhe kështu buxheti është dëmtuar për një milion euro.

“Shkalla e përgjegjësisë penale, fakti që në vazhdimësi po tentojnë të shmangin plotësisht përgjegjësinë penale, dhe në këtë mënyrë të përballen me pasojat e krimit që kanë kryer, duke mos shprehur keqardhje dhe pendim për veprën e kryer, dhe mendoj se në rastin konkret, justifikim i vetëm është shqiptimi i dënimit efektiv me burgim”, tha Burim Rustemi, prokuror.

Mbrojtja mendon se nuk duhen shqiptuar dënime me burg. Në fjalën e tij përmbyllëse, avokati Donçe Nakov iu referua statusit të prokurorit Burim Rustemi. Sipas tij, ai nuk është prokuror i autorizuar për rastin, sepse tani është prokuror i lartë publik.

“Nuk ka autorizim për përfaqësim të ligjshëm e as të deleguar, dhe më së paku me vendim të posaçëm të miratuar ose të dorëzuara te ai”, u shpreh Donçe Nakov, avokat.

I pandehuri i parë Mile Janakieski, së bashku me pesë persona të tjerë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, të cilët ishin anëtarë të Komisionit për Akand Publik, akuzohen për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme