Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit dhe masave të kujdesit për të akuzuarit në rastin “Onkologjia”

Prokuroria Themelore Publike Shkup njofton se së bashku me akuzat e ngritura në rastin “Onkologjia”, dje i dorëzoi Gjykatës Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të pandehur – drejtorin mjekësor dhe organizativ të ISHP Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji Shkup.

Ata akuzohen për krime të shumta që mbartin dënime të larta me burg, ndërsa pasojat e krimeve të kryera përfshijnë shkaktimin e dëmeve të konsiderueshme pasurore në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat mund të ndikojnë në motivin e të pandehurve për t’u arratisur.

“Gjatë fazës së hetimit, për këta individë ishin në fuqi masat paraprake, por me ngritjen e aktakuzës, u rrit niveli i dyshimit për të pandehurit, si dhe siguria e përgjegjësisë penale dhe sanksionimi për veprimet e tyre të paligjshme”.

“Për shkak të rrezikut të arratisjes si pasojë e natyrës dhe rëndësisë së krimeve për të cilat janë akuzuar, për tre mjekë onkologë të akuzuar janë propozuar masa paraprake sekuestrimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit ose dokumentit tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, ose ndalimi i lëshimit të tij”, thonë nga Prokuroria.

Sipas prokurorisë, masa të tilla janë të nevojshme për zhvillimin e qetë të procedurës penale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme