Prokuroria maqedonase kërkon paraburgimin e Gruevskit

Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë paralajmëroi sot se do të ngre 17 aktakuza të reja në lidhje me skandalin e përgjimeve para dy viteve, në të cilat përfshihen 94 persona dhe shtatë kompani.

Siç transmeton AP, prokurorja speciale Katica Janeva ka bërë të ditur se në mesin e personave të dyshuar është edhe ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski dhe zyrtarë të partive tjera.

Kryeprokurorja Janeva në të gjitha aktakuzat kërkon paraburgim për gjithsej 18 persona ndër ta edhe për politikanë në pozita udhëheqëse. Për lëndën e parë të njohur si “Titanik”, Specialja kërkon paraburgim për liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Në lëndën “TNT” për rrënimin e ndërtesës së Fiat Canoskit, PSP-ja kërkon paraburgim për kryetarin e komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski. Për lëndën “Tenderët” paraburgim kërkohet për ish ministren e kulturës, Elizabeta Kançeska Mileska.

Në rastin “Total”, Janeva kërkon paraburgim për gazetarin Dragan Pavlloviq Llatas. Në rastin “Traektorja” për ndërtimin e autostradave kërkohet paraburgim për ish zëvendës kryeministrin për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski. Për rastin “Target” dhe “Fortesa” që janë bashkuar në një lëndë, dhe të cilat duhet të japin përgjigje kush ka përgjuar ilegalisht, kërkohet paraburgim për pesë persona. Në mesin e tyre janë edhe Sasho Mijallkov, ish shef i policisë sekrete dhe Goran Grujevski, ish-kryeshef i Drejtorisë së Pestë në MPB”.

Prokurorja Speciale sqaroi se edhe në këtë fazë të dorëzimit të akuzave në PSP mund të vijnë të gjithë ata që mendojnë se mund të jenë dëshmitarë në lëndë, transmeton kp.

Janeva i dërgoi mesazh Gjykatës Penale që menjëherë të fillojë me punë.

Prokurorët vazhdojnë punën edhe në dy hetime, ato janë lëndët “Tabela” dhe “Talir”. Pikërisht për rastin e fundit për pastrim parash dhe financim joligjor të VMRO-DPMNE-së, i njohur si “Talir”, Janeva sqaroi se nuk ka pengesa procedurale për të ngritur aktakuzë. Kanë pasur shumë pak kohë që ta kryejnë hetimin.

Nga aktakuzat shpëtuan 18 persona. Specialja vendosi që 6 persona mos t’i ndjekë penalisht. Për nëntë persona kanë dhënë urdhër për ndërprerje të procedurave hetimore, ndërsa për tre tjerë ndërpritet hetimi. Përveç, paraburgimit, Janeva për 46 persona kërkon masa kujdesi, siç janë konfiskim i pasaportës ose paraqitje e herëpashershme në Gjykatë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme