Prokuroria e mbron vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për Artan Grubi nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Prokurori Daniel Kocev tha se këtë vendim e kanë marrë pasi Agjencia për Siguri Kombëtare ka alarmuar në Prokurori se siguria e Grubit seriozisht rrezikohet nëse dërgohet në Burgun e Shutkës. Megjithatë se për çfarë kërcënimesh bëhet fjalë, Kocev tha se nuk mund të shpjegojë pasi informatat janë të klasifikuara.
“E dimë se ajo në opinion shkaktoi shumë reagime, por ne si Prokurori jemi të obliguar të veprojmë ndaj informacioneve që i marrim prej institucioneve. Paramendoni vetëm të hynte në paraburgim dhe t’i ndodhte diçka, ndërsa ne kemi pasur informata se e ka të rrezikuar jetën. Së paku do të shkarkoheshim”.
“Do të isha shumë i lumtur që ta ndajë me mediat dhe tërë opinioni ta shohë se sa është serioz ajo informatë. Nuk mund të tregoj”. – Daneil Kocev, Prokuror. /Alsat.mk
The post Prokuroria mbron arrestin shtëpiak të Grubit: “ASK paralajmëroi rrezik për jetën e tij” appeared first on Alsat.



