Prokuroria mbyll hetimet për 15-vjeçarin që goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij! Ja akuza e ngritur ndaj tij

Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe ka dërgon në gjyq 15-vjeçarin Klodian Kolbuçaj, i cili goditi për vdekje me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij, Emiljano Gjoni.


Ndaj adoleshentit është ngritur akuza për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’.

Nda hetimet është provuar se më 14 tetor 2024, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur lagjja “Skënderbeg”, të qytetit të Shkodrës, pas një konflikti për motive të dobëta, Klodian Kolbuçaj ka goditur Emiljano Gjonin me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, informon Prokuroria.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Shkodër mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin e mitur K.K. për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq të miturin në konflikt me ligjin, shtetasin K.K për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, të parashikuar nga neni 79, gërma “a” e Kodit Penal.

Nga hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në kuadër të procedimit penal nr.1538, të vitit 2024, u arrit të provohet se, në datën 14.10.2024, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur lagjja “Skënderbeg”, rruga “Ing.Gjovalin Gjadri”, të qytetit të Shkodrës, i mituri në konflikt me ligjin K.K, pas një konflikti për motive të dobëta me të miturin E.Gj, e ka qëlluar këtë të fundit me një send prerës shpues, thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, shpreh angazhimin e plotë për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit të personit.

DINAMIKA

Mësohet se 15-vjeçari është qëlluar vetëm një herë me thikë në zemër ndërsa ka pësuar hemorragji duke e bërë të pamundur shpëtimin e tij në spitalin rajonal të Shkodrës pasi u dërgua nga një qytetar i rastësishëm.

Viktima dhe autori frekuentonin të njëjtën shkollë, teksa ishin në vitin e parë në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër. Ajo që dyshon policia është se dy të miturit mund të kenë patur konflikt të mëparshëm duke qenë se ishin në të njëjtën shkollë, konflikt i cili përfundoi më pas me ngjarjen fatale.

Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e autorit të dyshuar, shtetasit Klodian Kolbuçaj i cili ka deklaruar se viktima e ka goditur me thikë në sup dhe për t’u vetëmbrojtur thikën e cila ka rënë në tokë e ka marrë dhe më pas e ka qëlluar sipas tij me idenë për ta plagosur.

“Qëlluam të dy në lagje dhe Emiljano kishte një thikë në dorë. Ai më qëlloi në sup dhe gjatë përplasjes tonë fizike thika i ra në tokë. Unë e mora nga toka thikën që kishte Emiljano më pare dhe për t’u vetëmbrojtur e qëllova me idenë për ta plagosur dhe më pas u largova nga vendngjarja”, është deklarata e dhënë e 15-vjeçarit Klodian Kolbuçi i cili u pyet në praninë e psikologut dhe avokatit për shkak të moshës së tij si i mitur.

Ndërkohë Emiljano Gjoni vetëm pak minuta pasi u dërgua në spital nuk i mbijetoi goditjes me thikë që kishte marrë në zemër duke humbur jetën. Policia në vendngjarje ka gjetur thikën me të cilën ndodhi plagosja e rëndë me pasojë vrasjen duke e sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Pas ngjarjes menjëherë mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë ndërsa arritën të bëjnë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, 15 vjeçarit Klodian Kolbuçaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme