Prokuroria me propozim akuzë ndaj ish drejtoreshës së toksikologjisë, Besija Ilazi

Prokuroria me propozim akuzë ndaj ish drejtoreshës organizative të Klinikës Toksikologjike, Besija Ilazi për shkak të keqpërdorimit të detyrës. Siç informojnë nga Prokuroria, Ilazi ka tejkaluar autorizimet me qëllim që të mundësojë leverdi për 17 persona. “ Duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe konfliktit të interesit, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin e Mbrojtjes Shëndetësore, në maj ka bërë kontrata në vepër me personat për angazhimin e tyre në Klinikë, që më pas në mënyrë retroaktive ka dhënë urdhërpagesa, për të paguar për gjoja angazhimin e tyre të mëhershëm. Në listë ka vendosur edhe persona, me të cilët fare nuk ka pasur kontratë ne vepër, ndërsa i ka paguar për kryerjen e punës. Në këtë mënyrë buxheti i Klinikës është dëmtuar për 659.781 denarë”, theksohet në njoftimin e Prokurorisë. Besija Ilazi u shkarkua nga Klinika e Toksikologjisë në muajin qershor, në valën e shkarkimeve të disa drejtorëve ekonomikë në Klinikat e Shkupit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme