Prokuroria në Manastir nis hetim ndaj 36-vjeçarit për vepër të rëndë penale

Prokuroria Themelore Publike në Manastir nxori urdhër zyrtar për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një burri 36‑vjeçar, nën dyshimin e bazuar se ka kryer vepër penale të vazhduar të përdhunimit ndaj një fëmije të mitur. Sipas të dhënave zyrtare nga organet hetimore, ky rast i rëndë abuzimi është zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme gjatë periudhës janar–qershor të këtij viti. I dyshuari në disa raste ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 12‑vjeçare. Hetimi i prokurorisë ka zbuluar detaje shtesë tronditëse për mënyrën se si burri nga Manastiri ka arritur të afrohet tek vajza e mitur. Përveç abuzimit seksual, i dyshuari përballet edhe me akuzë për vepër penale të shfaqjes së materialit pornografik para një fëmije. Siç informon prokuroria, ai ka vendosur kontakt me viktimën përmes platformave digjitale, ku të dy kanë komunikuar intensivisht në rrjetet sociale. Prokurori publik kompetent menjëherë ka paraqitur propozim në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit, me qëllim që të mundësohet zhvillimi i pandërprerë dhe efikas i procedurës penale./Alsat.mk.

 

The post Prokuroria në Manastir nis hetim ndaj 36-vjeçarit për vepër të rëndë penale appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme