Prokuroria në Ohër ngrit aktakuzë ndaj personit që ka sulmuar Pendikovin

Prokuroria në Ohër do ta ndjekë penalisht sulmuesin e Hristijan Pendikovit për veprën penale lëndim i rëndë trupor. Sipas prokurorisë, sulmuesi së bashku me një person tjetër kanë kryer sulmin për shkak të urrejtjes të përkatësisë kombëtare dhe etnike.

“Më 19 janar, në një kafene në Ohër, i akuzuari fillimisht është afruar te tavolina ku ishte ulur viktima dhe e ka vërejtur pasi është deklaruar bullgar. Më vonë, kur viktima është larguar nga ndërtesa dhe ka qenë duke lëvizur në drejtim të automjetit të tij, i akuzuari dhe një person tjetër i panjohur kanë filluar ta ndjekin, e kanë sulmuar dhe e kanë goditur me duar dhe këmbë në kokë dhe trup, duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike”, njofton prokuroria.

Nga aty shtojnë se janë siguruar deklaratat e dëshmitarëve dhe video regjistrimet. Prokuroria do të kërkojë vazhdimin e masës së paraburgimit për sulmuesin, ndërsa personi i dytë është ende në kërkim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme