Prokuroria nis hetime kundër Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale

Prokuroria Themelore Publike ka nisur procedurë hetimore kundër Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale nën dyshim, sepse dyshohet që gjatë procesit të adaptimin të femijëvekanë kërkuar para nga prindërit potencial, pohojnë nga Prokuroria Themeore Publike, raporton Almakos.

Ndërkohë po vazhdojnë procedurat hetimore të mëtejshme lidhur me këto dyshime, pasi një shkupjane ka deklaruar për një media elektronik se për adaptimin e fëmijut një nëpunëse i ka kërkuar 2000 euro kesh (në dorë). Kristina Kuzmanovska ka refuzuar nëpunësen duke mos ia dhënë paratë, sepse ajo s’ka dashur t’i jep faturë si vërtëtim për pagesën e bërë. ]

Kuzmanovska ka patur dëshirë të behet nënë, por pas kësaj dite siç ka dëshmuar para kamerave, institucionet kanë filluar sistematikisht ta ndjekin.

Sot për herë të parë lidhur me këtë rast Kuzmanovska ka dhënë deklaratë para policisë. Ministrja e Punëve dhe Politikës Sociale, Mila Carovska tashmë është njoftuar me këtë rast, kështu ajo u shpreh se hetimet duhet të zhvillohen nga institucionet kompetente. Qendrimi i saj është se i mbarë dokumentacioni për këtë rast – dhe të gjithë informacionet do t’i vënë në dispozicion të organeve ndëshkuese, përcjell Almakos.

“Jemi krejtësisht të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, me çka presim eliminim e të gjithë dilemave lidhur me këtë rast” – ka deklaruar Carovska.

Ky është rasti i parë që ka alarmuar organet hetimore lidhur me dyshimet tashmë të nfritura në opinion, se për adaptimin e femijëve këkohen para nga institucione shtetërore. Kështu, prokuroria ka nisur hetime për një rast që deri dje konsiderohej si një “sekret publik”, e për të cilin askush nuk gjeti guxim të flet publikisht./Almakos

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme