Prokuroria nuk dha leje për lirimin me kusht të Mijallkovit

Gazetar: Mihajllo Donev

Prokuroria asnjëherë nuk dha mendim pozitiv dhe nuk u pajtua me lirimin me kusht të të dënuarit Sasho Mijallkov, kumtoi sot ky institucion, pasi ish-kreu i DSK-së u pa në publik me Ferrari në Monte Karlo, në një video që qarkulloi në internet.

“Prokurori publik kompetent gjatë vendimit të shkallës së parë për lirimin me kusht të të dënuarit, Sasho Mijalkov, ka dhënë mendim negativ. Pas vendimit për shkarkimin e tij, prokurori ka bërë ankimim, por është refuzuar si i papranueshëm, pasi ndërkohë, me ndryshimet në ligjin për ekzekutimin e sanksioneve, është fshirë nga neni 254 dispozita që parashikonte detyrimin e dorëzimit të aktvendimit për lirimin me kusht te prokurori publik. Kjo do të thotë se nga këto ndryshime, prokurori publik as nuk njoftohet dhe as nuk ka mundësi të ankimojë lirimin me kusht”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Mbikëqyrja e kushtëzuar e lirimit me kusht, nga ana tjetër, përcaktohet nga Gjykata dhe mund të përfshijë masa të veçanta siç janë mbikëqyrja ose mbrojtja. As në rastrin Thesari, prokuroria nuk ka dhënë mendim pozitiv që Mijallkovit t’i kthehet pasaporta.

“Më datë 31.05.2024, prokurori ka dhënë mendim negativ për kthimin e pasaportës së të pandehurit dhe më pas më datë 19.06.2024 ka bërë ankim kundër vendimit të Këshillit Penal, që e ka shfuqizuar atë masë kujdesi”, thonë nga  Prokuroria Themelore Publike.

Mendimi pozitiv në atë rast është dhënë vetëm në lidhje me revokimin e garancisë pas një aktgjykimi me lirim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit.

Mijalkov u padit dhe u dënua për disa vepra penale të hapura nga ish-Prokuroria Speciale, por shumë prej tyre u vjetërsuan. Mijallkov vuajti dënimin vetëm për rastin “Perandoria”, në të cilin bëri marrëveshje me prokurorinë dhe mori dënimin me tre vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë, e cila fillimisht u vlerësua në 30 milionë euro. Deri më tani, as gjysma e pasurisë së konfiskuar nuk është shitur, ndërsa shteti ende pret nga ai të fituojë mbi 20 milionë euro./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme