Prokuroria për rastin e Thaçit dhe të tjerëve propozon 30 viktima si pjesëmarrës në procedurë

Zyra për Pjesëmarrje të Viktimave (ZPV) ka dorëzuar raportin e gjashtë për aplikimet e viktimave për të qenë pjesëmarrës në procedurë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku nga 50 sosh, sipas tyre 30 kanë plotësuar kushtet, ndërkaq 20 të tjerë jo.

Në këtë raport të gjashtë, thuhet se ZPV i transmeton gjyqtarit të procedurës paraprake 50 kërkesa për statusin e viktimës pjesëmarrëse në procedurë dhe jep një rekomandim për pranimin, grupimin, përfaqësimin e përbashkët dhe masat mbrojtëse, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas raportit disa nga personat pretendojnë se janë viktima indirekte të zhdukjes me forcë dhe ndalimit të paligjshëm të një anëtari të ngushtë të familjes.

Të tjerë thonë se janë viktimë indirekte e rrëmbimit dhe vrasjes së anëtarëve të familjes ngushtë. Ndërkaq, të tjerë pretendojnë se janë viktimë e drejtpërdrejtë e ndalimit të paligjshëm, trajtimit mizor dhe torturës nga UÇK-ja në një nga vendet e paraburgimit të përmendura në aktakuzën e ndryshuar gjatë periudhës përkatëse.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme