Prokuroria Publike me detaje nga vrasja e dyfishtë në Kratovë

Prokuroria Publike ka shpalosur detaje nga vrasja e dyfishtë në Kratovë. Sipas organit të akuzës, gruaja e cila dyshohet për vrasje të dyfishtë ka qenë e sulmuar nga burri i saj me grushte në kokë dhe trup, ndërsa më pas me dy duart në fyt ka tentuar ta ngulfat. E dyshuara ka arritur të shpëton nga duart e bashkëshortit dhe nga kuzhina ka marrë një thikë me të cilën së pari ka therur të shoqin ndërsa më pas edhe babanë e tij. Nga plagët që të dy kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndonëse motivi i përleshjes paraprake verbale nuk është zbardhur, Prokuroria e ndjek të dyshuarën për vrasje me paramendim në rrethana të dhunës familjare. Ajo rrezikon burg nga 10 vjet deri në masë efektive me burgim të përjetshëm. Prokuroria Publike nuk ka njoftuar po hetohet edhe mundësia që e dyshuara e parë veprën ta ketë kryer si pasojë e nevojës ekstreme për të shpëtuar jetën e saj. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme