Prokuroria regjistron 44 kallëzime për krime zgjedhore, qytetet më problematike Tirana, Fieri dhe Dibra

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë me dije se janë regjistruar 44 kallëzime për veprat penale të lidhura me fushatën zgjedhore. Në një njoftim zyrtar, prokuroria ka sqaruar se burimet e kallëzimeve janë: 19 raste nga policia gjyqësore, 9 raste nga SPAK, 6 raste nga subjekte politike, 8 raste të nisura kryesisht dhe 2 raste nga shtetas të ndryshëm.


Sipas informacionit, kallëzimet janë regjistruar në disa prokurori të vendit, përkatësisht: 5 në Prokurorinë Fier, 3 në Prokurorinë Sarandë, 2 në Prokurorinë Durrës, 7 në Prokurorinë Tiranë, 2 në Prokurorinë Gjirokastër, 3 në Prokurorinë Kukës, 3 në Prokurorinë Lezhë, 9 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 1 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër dhe 5 në Prokurorinë Elbasan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme