Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka konfirmuar se nuk ka shqyrtuar asnjë kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi thotë se i din autorizimet e veta ligjore.
PSRK-ja gjithashtu thotë se prokurori i dorëhequr, Elez Blakaj nuk ka dorëzuar asnjë raport lidhur me hetimet që ka bërë ose ndonjë konstatim të tij.
“Prokurori Blakaj nuk ka dorëzuar asnjë raport lidhur me hetimet apo ndonjë konstatim. Kërkesa e Kryeministrit nuk është shqyrtuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), pasi që PSRK i din autorizimet e veta ligjore lidhur me afatet ligjore të hetimeve dhe askush nuk mund t’i shkurtojë apo zgjatë afatin e hetimeve”, ka thënë për KTV, Ekrem Lutfiu, zëdhënës i PSRK-së.
PSRK gjithashtu thotë se, “nuk ka pasur asnjë kërkesë nga zyrtarët e lartë që kanë kërkuar ndonjë raport nga prokurorët”.