Zëvendëskryeprokurorit të Prishtinës, Ibrahim Berisha, i është vjedhur vetura zyrtare në oborrin e shtëpisë së tij
Sipas informatave që ka siguruar Kallxo.com, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në shtëpinë e prokurorit Berisha në fshatin Gllanasellë të Komunës së Drenasit.
“Me datë 25.04.2018 rreth orës 23:08 ankuesi Ibrahim N. Berisha, prokuror i shtetit, raporton se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën zyrtare e cila ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë në fshatin Gllanasellë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore të cilat janë duke u marrë me rastin.