Prokurorja shqiptare ndër pesë personalitetet e 2016-ës në Maqedoni

Gazeta ‘Utrinski Vesnik’ ka shpallur listën e personave që i dhanë vulën e vet vitit 2016 në Maqedoni, ku në mesin e tyre është edhe shqiptarja Fatime Fetai, njëra nga prokuroret e Prokurorisë Speciale Publike të Maqedonisë, shkruan Telegrafi.

Zonja e re dhe e bukur nga Negotina e Gostivarit ishte ndër personalitetet më të ekspozuar në publik gjatë vitit të kaluar, duke shpalosur me guxim dhe elokuencë mahnitëse paditë kundër zyrtarëve të lartë maqedonas për krime të ndryshme që po i heton Specialja.

Katër tjerët, të përzgjedhurit e gazetës janë:

Marko Çalasan, mjeshtri i Teknologjisë Informative që Maqedonisë i mbajti ligjerata për arrtije, pavarësisht moshës,

Nina Angelovska, ndërmarrëse dhe udhëheqëse e kompanisë për blerje online ”Grouper” që vlerësohet se ka bërë revolucion në e-tregti,

Ana Çolloviq-Leshoska, drejtoreshë e ”Ekosvest” që e pengoi ndërtimin e hidrocentralit ”Ura e Boshkut” në parkun nacional ”Mavrova” dhe

Milan Andov, fotograf nga Maqedonia, që fascinoi Londrën me fotografitë e shkrepura në Maqedoni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme