Pronari që e lëshoi shtëpinë me qera për “sallon masazhi” nuk e dinte se ushtrohej prostitucion

Policia ia vuri drynin sallonit të masazhit “Melek” në fshatin Vitomiricë të Pejës javën që shkoi. Lokali në pronësi të një pjesëtari të komunitetit boshnjak, i marrë me qira nga një shqiptar, punoi për rreth një muaj, ku përveç masazhit ofroheshin edhe shërbime seksuale. Motra e pronarit të lokalit, Ismeta Rujoviq, thotë se aty punonin prej 3 deri 12 punëtore dhe se qiraxhiu e kishte marrë lokalin për masazh, duke mos treguar se brenda tij do të zhvillohej edhe veprimtari e kundërligjshme.

“Nëse ata kanë bo diçka keq – haram u qoftë! Ne nuk dimë kurrgjë hiç çka kanë bërë ata”, deklaroi Rujoviç për Gazetën Express.

Të premten që shkoi, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e mbylli sallonin “Melek” me dyshimin se brenda tij ushtrohej prostitucion. Për këtë u arrestuan katër persona, dy meshkuj dhe dy femra.

“Të arrestuarit janë A.G., viti i lindjes 1991, mashkull, kosovar, shqiptar; A.G., viti i lindjes 1984, mashkull, kosovar, shqiptar; V.T., viti i lindjes 1992, femër, kosovare, shqiptare dhe F.D., viti i lindjes 2001, femër, kosovare, shqiptare”, njoftoi Policia, transmeton Gazeta Express.

Salloni i masazhit që ofronte shërbime seksuale
Salloni i masazhit që ofronte shërbime seksuale

Rujoviç thotë se vëllai i saj, i cili jeton jashtë Kosovës, e ka lëshuar lokalin me qira por nuk e di se çka ka ndodhur brenda.

“Veç e kem lëshuar lokalin me qira, ne s’e kemi ditur, veç kanë thënë për masazhe edhe ne nuk e dimë se çka ka ndodhur. Policia e ka mbyllur”, rrëfen Rujoviq.

Ajo thotë se fqinjët i njohin se janë familje e mirë, ndërsa veprimtaria brenda lokalit ushtrohej nga A.G. – kosovar.

Ismeta Rujoviq tha se lokali ka punuar për rreth një muaj. Ky lokal i ndarë në tri lokale përbrenda ishte lëshuar me qira nga vëllai i saj për 300 euro në muaj. Përderisa thotë se nuk ka pasur shumë vizitorë.

Policia ka njoftuar se dy meshkujt e arrestuar janë dërguar në mbajtje. Përveç këtij, po ashtu të premten, policia ka mbyllur edhe disa lokale të ngjashme në vende të ndryshme të Kosovës. /Gazeta Express/

Ky sallon u mbyll te premten nga Policia e Kosoves

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme