“Pronto” gjykohet nga Departamenti për Krime të Rënda, mbrojtja e Grabovcit e kundërshton

Njëmbëdhjetë të akuzuarit e rastit “Pronto” pritet të gjykohen në Departamentin e Krimeve të Rënda pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo, me këtë vendim nuk është duke u pajtuar mbrojtja e protagonistit kryesor, Adem Grabovci. Avokatët e tij i kanë kërkuar Gjykatës që rasti të gjykohet nga Departamenti i Përgjithshëm, duke konsideruar se vepra penale me të cilën janë akuzuar nuk bie në kompetencë të Krimeve të Rënda.

Lidhur me këtë çështje, zyrtarë nga Gjykata kanë thënë se lënda është adresuar nga Prokuroria për Departament të Krimeve të Rënda dhe se kanë vepruar sipas kërkesës së tyre.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme