Propozim-buxheti i Maqedonisë për vitin 2019: Të hyrat 3,4, shpenzimet 3,7 miliardë euro

Të ardhurat e përgjithshme në arkën shtetërore në vitin 2019 janë projektuar në 210,8 miliardë denarë, apo rreth 3,43 miliardë euro, ndërsa shpenzimet e përgjithshme në 228,5 miliardë denarë, respektivisht 3,72 miliardë euro, njoftoi ministri i Financave Dragan Tevdovski në prezantimin e sotëm publik të Propozim-buxhetit të Maqedonisë për vitin e ardhshëm para odave, sindikatave, sektorit joqeveritar dhe mediave.

Buxheti për vitin 2019 parashikohet të rritet me 3.2 për qind të BPV-së. Me këtë, Ministria e Financave shkon me parashikime që janë në përputhje me projeksionet vjeshtore të institucioneve relevante ndërkombëtare”, tha Ministri i Financave. Rritja ekonomike pritet të nxitet nga konsumi solid personal, eksporti vazhdimisht i lartë dhe rritja e investimeve.

Shkalla e inflacionit duhet të jetë e ulët dhe stabile në vitin 2019, ndërsa është projektuar në 2 për qind. Në vitin 2019 pritet rritje e neto-pagës nominale për 4,5 për qind, ndërsa shkalla e papunësisë të ulet në rreth 20 për qind.

Me buxhetin e vitit 2019 ulet deficiti buxhetor, gjegjësisht hendeku mes të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore. Deficiti buxhetor për vitin e ardhshëm është projektuar në 2,5 për qind nga BPV apo 0,2 për qind pikë ose gjysmë miliardë denarë më pak krahasuar me këtë vit.

Me ulje graduale të deficitit buxhetor, zhvillohet politikë e disiplinuar buxhetore, që megjithatë do të kontribuojë për stabilizimin e borxhit shtetëror dhe publik në afat të mesëm, theksoi Tevdoski.

“Pikënisje kyçe për Buxhetin e vitit 2019 është vazhdimi i një politike fiskale të disiplinuar. Drejtimi në të cilin ecim është konsolidim fiskal mesatar apo ulje e deficitit buxhetor në 2,5 për qind nga BPV-ja e parashikuar për vitin 2019 me 2,7 për qind në vitin 2018. Te deficiti buxhetor ka ulje edhe në vlerën nominale krahasuar me vitin 2018, gjegjësisht gjysmë miliardë denarë më pakë. Kjo është në pajtim me strategjinë fiskale, si dhe rekomandimet e të gjitha organizatave ndërkombëtare. Ulja e matur e deficitit ndikon drejtpërdrejtë në nevojat më të vogla të huamarrjes, ndërsa me këtë edhe në stabilizim afatmesëm të borxhit shtetëror dhe publik”, tha Tevdovski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme