Propozim buxheti i plotësuar për vitin 2025 nesër në seancë të Kuvendit

Në Kuvend, nesër pritet të fillojë debati rreth Propozim buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, si pjesë e rendit të ditës të mbledhjes së 22-të.

Debati mbi amendamentet për Propozim buxhetin përfundoi më 29 nëntor, ndërsa në Propozim buxhetin e plotësuar janë futur amendamentet e pranuara dhe ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme.

Në pajtim me Rregulloren për punë të Kuvendit, debati rreth Propozim buxhetit të plotësuar në mbledhje të Kuvendit zgjatë më së shumti pesë ditë. Deputeti gjatë debatit mund të flasë disa herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minutave, ndërsa koordinuesi i grupit të deputetëve gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i Qeverisë mund të flasë disa herë, por jo më shumë se 30 minuta në përgjithësi.

Me Propozim buxhetin e plotësuar parashihet rritje e ekonomisë prej 3,7 për qind dhe sipas Qeverisë, ai është zhvillimor, mbështetës me mjete të planifikuara për investime kapitale, projekte të komunave dhe mbështetje për ekonominë.

Në rend dite të mbledhjes së 22-të është edhe Propozim ligji për ekzekutim të Buxhetit për vitin 2025 (me procedurë të shkurtuar).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme