Propozim i ri nga Mickoski: Shporta e shpenzimeve të ndahet sipas strukturës familjare

Pas bisedimeve dhe konsultimeve me botën akademike, kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se do të propozojë në Këshillin Ekonomiko-Social ndarjen e shportës së shpenzimeve në 5 segmente.

Siç tha ai, në shoqëri ekzistojnë grupe të ndryshme qytetarësh me nevoja të ndryshme.

“Pres që shumë shpejt të thirret Këshilli Ekonomiko-Social. Në të, përfaqësuesit e Sindikatave, punëdhënësve dhe të Qeverisë do të diskutojnë edhe për shportën e shpenzimeve, për të cilën mendoj se duhet të ndahet në pesë segmente: për një person të vetëm, për çift të ri të martuar, për familje me tre anëtarë, për familje me katër anëtarë dhe për pensionistë. Nevojat e njerëzve ndryshojnë sipas moshës, por edhe sipas numrit të anëtarëve. Ky do të jetë propozimi im, të cilin e kam diskutuar me botën akademike, prej nga edhe e kam marrë idenë, dhe mendoj se është i vlefshëm për shqyrtim,” tha Mickoski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme