Propozimi i qeverisë për ndalimin e TikTok në Shqipëri/ Çfarë ndodhi në Indi pas zhdukjes së aplikacionit dhe a do të ketë të njëjtin rrugëtim edhe vendi ynë?

TikTok është një nga aplikacionet më të përdorura jo vetëm nga të rinjtë, por tashmë nga çdo moshë, gati në të gjithë botën.


Në vendin tonë, kryeministri Edi Rama ka dhënë idenë për ndalimin e aktivitetit të këtij aplikacioni, ose vendosjen e filtrave, për shkak të problemeve që kanë hasur të rinjtë nga rrjetet sociale.

Për këtë arsye, Rama ka bërë disa vizita me prindër e mësues, duke u konsultuar nëse duhet apo jo të ndalohet TikTok-u në Shqipëri.

Reagimet kanë qenë të shumta, si nga ata që dëshirojnë ndalimin e aktivitetit, por dhe nga ata të cilët kërkojnë thjesht vendosjen e filtrave të sigurisë në TikTok, dhe jo ndalimin e plotë të aplikacionit.

Një shembull i analizës së një lëvizje të tillë vjen dhe nga India, në të cilën aplikacioni TikTok u ndalua që në vitin 2020.

TikTok ishte aplikacioni më i përdorur në Indi sipas BBC-së, derisa u bë mbyllja e tij më 29 qershor 2024.

Por çfarë ndodhi me Indinë pas zhdukjes së TikTok-ut?

Historia e ndalimit të TikTok të Indisë tregon se përdoruesit janë të shpejtë për t’u përshtatur, por edhe se kur aplikacioni vdes, një pjesë e madhe e kulturës së tij vdes me të.

Aplikacioni ishte një fenomen i veçantë për shkak të mënyrave se si algoritmi i tij i dha mundësi njerëzve ruralë të gjenin një audiencë dhe madje të arrinin statusin e të famshmëve, gjë që nuk ishte e mundur në aplikacione të tjera.

Një muaj më vonë pas mbylljes së TikTok në Indi, Instagram linçoi Reels, një kopje e TikTok-ut. Indianët shpejt u zhvendosën në përdorimin masiv të reels, duke gjetur kështu sukses relativisht të ngjashëm me aplikacionin TikTok.

Në këtë mënyrë, kuptohet lehtësisht se përdoruesit indianë gjetën mënyrë të re për të ndarë materialet e tyre në internet, edhe pse në mungesë të TikTok-ut. Ndryshimi vjen për faktin se algoritmi në Instagram është i ndryshëm nga TikTok-u, ndaj dhe fama e shpejtë nuk është në përqindjet më të larta si në tiktok.

Kujtojmë se dhe Australia ka vendosur për ndalimin e TikTok, e për çdo rrjet social tjetër, për të gjithë të rinjtë që janë nën moshën 16 vjeç, pra kanë vendosur për aplikimin e filtrave të sigurisë.

Sakaq, nga ana tjetër, Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka kërkuar ndalimin e aktivitetit të TikTok në kontinent, me pretendimin se ka ndërhyrje në informacione sekrete shtetërore.

Për këtë, TikTok dhe SHBA ndodhen në “luftë” në drejtësi, teksa aplikacioni shprehet se do e çojë çështjen në Gjykatën e Lartë të SHBA-së, i cili është dhe autoriteti më i lartë shtetëror i vendit.

Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2024 mund të paraqesë edhe një linjë shpëtimi për aplikacionin, por ende nuk dihet se si do të procedohet.

Përse shtetet deshirojnë ndalimin e TikTok-ut?

Shqetësime si përmbajtje toksike, të dhunshme, pornografi, e shumë të tjerë, janë disa prej arsyet përse shtetet dëshirojnë ndalimin e aplikacionit ose të paktën vendosja e filtrave të sigurisë, duke ndaluar kështu aksesin e rrjetit social nga të rinjtë.

Shumë shqetësohen për marrjen e të dhënave personale dhe keqpërdorimin e tyre nga kompania mëmë e TikTok-ut, ByteDance, një shoqëri kjo kinezë.

Lidhur me vendin tonë, kryeministri Rama është shprehur se ky aplikacion duhet ndaluar, pasi shihet prej tij si një “shok i rrezikshëm” i të rinjve.

Nëse flasim për tiktok problem është se në vendin tonë bazohet në një algoritëm që stimulon të gjitha ato gjera që nuk duhen stimuluar. Ndërsa tik tok në Kinë që është  vendi i origjinës është komplet tjetër. Aty fëmijëve në ekran iu dalin gjera të bukura, si lexohet, si zgjidhen ushtrimet etj. Ndërsa në këtë botën tonë është komplet tjetër. Prandaj ka lindur një debat i madh në shumë vende që këto rrjete duhen marrë nën kontroll të paktën për pjesën e atyre që janë deri në moshën 16 vjeç.

Janë marrë disa masa në aspektin administrativ, por nuk ka mekanizma teknologjik për të vendosur filtra dhe për të ndarë kush mund ta përdore dhe kush jo. Dihet që rrjetet sociale pranojnë anonimitetin dhe kur pranohet kjo asgjë nuk është e qartë. Ne jemi duke studiuar të gjitha aspektet.

Ne jemi të prirur të besojmë që bllokimi i plotë i tik tok-ut do të ishte një rrugë qoftë edhe për një periudhë se çfarë do të bëjnë të tjerët dhe për ta hequr një shok shumë të keq nga duart e fëmijëve dhe për të pasur pak më shumë kontroll mbi atë momentin kur ata shkojnë në për ato labirinte.

Ajo që duhet kuptuar nga të gjithë është që këto rrjete janë të ndërtuara si gropa thithëse dhe çdo kujt i çojnë më shumë në bazë të gjerave që çdo kush klikon apo sheh aty. Kanë të njëjtin efekt që kanë drogat, i bëjnë njerëzit të varur nga ekrani sepse i japin më shumë ushqim në varësi të oreksit të tyre.”, ka thënë Rama së fundmi në një diskutim me prindër e mësues lidhur me ndalimin e TikTok në Shqipëri.

Ende nuk dihet se si mund të procedohet në TikTok në Shqipëri, nëse do aplikohen filtra sigurie apo do ndalohet aktiviteti i saj plotësisht, por premisat duken që përdoruesit t’i drejtohen një aplikacioni tjetër po me aq intensitet sa ajo e TikTok-ut, si një mënyrë për të “mbushur hapësirën boshe” që mund të lërë pas ky rrjet social.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme