Propozimi për dërgimin e të burgosurve në Kosovë, kryeministri i Belgjikës e quan “ide të çmendur” të vjedhur nga Danimarka

Aleanca e Re Flamane (N-VA), partia opozitare belge, ka propozuar ndërtimin e një burgu në Kosovë për të strehuar të burgosurit pa dokumente që janë në Belgjikë. Ky propozim është bërë nga deputeti i kësaj partie, Theo Francken, i cili ka thënë se është frymëzuar nga marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkës.

Por, propozim të “çmendur”e ka  quajtur kryeministri belg, Alexander De Croo.

“Një ide e vjedhur nga Danimarka, e cila tashmë ka kushtuar 210 milionë euro pa u larguar ende asnjë i arrestuar në Kosovë”, ka thënë ai, raporton mediumi belg, Trends.

Gjatë javës së kaluar, Aleanca e Re Flamane (N-VA), partia opozitare belge, ka propozuar ndërtimin e një burgu në Kosovë për të strehuar të burgosurit pa dokumente që janë në Belgjikë. Ky propozim është bërë nga deputeti i kësaj partie, Theo Francken, në një intervistë për “Het Nieuwsblad“, i cili ka thënë se është frymëzuar nga marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkës. Megjithatë, realizimi është shumë i vështirë.

Danimarka do t’ia paguajë Kosovës 210 milionë euro gjatë 10 vjetëve për të akomoduar rreth 300 të burgosur që janë kapur duke qëndruar ilegalisht në shtetin nordik. Marrëveshja është duke pritur ratifikimin në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti Francken ka thënë se dërgimi i të burgosurve pa dokumente nga Belgjika në Kosovë është ide që i përshtatet ndalimit të azilit që ai dhe partia e tij e kanë mbrojtur për shumë kohë.

Propozimi i Franckenit është përfshirë në manifestin zgjedhor të N-VA. Ai e sheh edhe si zgjidhje për dekonstruksionin e burgjeve belge.

Zgjedhjet federale në Belgjikë mbahen më 9 qershor. N-VA aktualisht ka 25 ulëse nga 150 të Dhomës së Përfaqësuesve.

Edhe pse garancia e cilësisë së burgjeve përfshihet në marrëveshjen mes Kosovës dhe Danimarkës, është shumë e vështirë të monitorohet realisht. Kosova nuk bën pjesë në Bashkimin Evropian dhe nuk njihet si shtet i pavarur nga pesë shtete të BE-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme