Do ta dridhim Shkupin, nga Çairi deri në Qendër, paralajmërojnë nga koalicioni Aleanca-Alternativa, lidhur me protestën e cila është caktuar ditën e hënë. Protesta do të fillojë në ora 19 te parku i Çairit, kurse do të përfundojë para selisë së Bashkimit Evropian.
Qëllimi i protestës është të shprehet pakënaqësi rreth parregullsive që ndodhën në disa vendvotime zgjedhjet e 15 korrikut.
– Në shekullin XXI keni një parti politike që është duke mbushur ende kuti. Mesazhi do të jetë mjaft tashmë me mbushjen e kutive. Lërini njerëzit të votojnë vetë, të shprehin vendosmërinë dhe vullnetin e tyre politik. Mos abuzoni me votat dhe mos votoni disa herë”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari, duke sqaruar shkaqet e protestës.