PROTESTA/ Alimehmeti dhe Blushi kërkojnë të flasin me drejtorin e Policisë: Na lejoni të hyjmë në bashki!

Këshilltarët e opozitës në Bashkinë e Tiranës kanë kërkuar që të futen në institucion, për të vijuar punën.

Ka qenë Ilir Alimehmeti që të flasë me drejtorin e policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ku i ka kërkuar që të futen brenda.

“Kush është komandanti këtu? Dua të flas me të. Zoti drejtor, a mund të hyjnë anëtarët e Këshillit?. Kërkojmë të bëjmë detyrën tonë! Detyrë që na e ka ngarkuar populli.

Çojmë kërkesë zyrtare për mbledhje urgjente! Është firmosur nga dhjetëra anëtarë të Këshillit”, tha Alimehmeti.

Ndërkohë, Tedi Blushi nga Partia e Lirisë ka thënë se: “S’kemi punë me këshilltarët, arrestoni Veliajn”.

Nga fjala e z. Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga radhët e PD.

Po kërkojmë një detyrë që na ka ngarkuar populli që përfaqësojmë, çojmë kërkesë zyrtare për mbledhje urgjente Këshillit. Kur ta mendojë Këshilli, në momentin e parë të mundshëm, ta protokollojmë. Është i firmosur nga dhjetëra anëtarë të Këshillit, të gjithë të zgjedhur nga populli, përfaqësues dhe po kërkojmë që këta përfaqësues të votuar dhe që përfaqësojnë njerëzit, të hyjnë në bashki dhe të shkojnë në protokoll, të protokollojnë shkresën dhe të firmoset siç duhet dhe të dalin e të shpjegojnë cila është kërkesa që ne po bëjmë.

Deri në këtë moment ne nuk po lejohemi.

Kërkesa është zyrtare. Kërkesa është që të zhvillohet një mbledhje urgjente mbi çështjet në fjalë ku kemi të arrestuar drejtues të lartë të bashkisë së Tiranës, kemi drejtues të nivelit, kemi nevojë të bëhet transparencë për Këshillit Bashkiak dhe kjo më pas të bëhet transparente për njerëzit, se kjo është detyra jonë dhe ne po pengohemi të bëjmë detyrën tonë krejtësisht qytetare, nga njerëz të tjerë që janë ën detryë po marrin urdhra të gabuara.

Një kërkesë shumë e thjeshtë me një rresht të vetëm: Kërkojmë një mbledhje urgjente. Ta vendosin ata datën kur dëshirojnë, por është detyrim ligjor të marrin kërkesën./oranews

PROTESTA TE BASHKIA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme