Protesta antiqeveritare në ditën e 93-të, qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ramën, Ballukun dhe Berishën!

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike vijon edhe në ditën e 93-të, ndërsa qytetarët që kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës.

Pas grumbullimit dhe fjalimeve në shesh, protestuesit kanë vijuar parakalimin në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke shoqëruar marshimin me pankarta dhe thirrje kundër politikës dhe institucioneve.

Gjatë lëvizjes nëpër Tiranë, ndër thirrjet e protestuesve kanë qenë“Arrestoni Ramën, Ballukun dhe Berishën!”, duke kërkuar që zyrtarët e lartë të përballen me drejtësinë.

Ashtu si për tre muaj me radhë, edhe sot qytetarët kanë përsëritur kërkesën e tyre kryesore dhe të panegociueshme, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

The post Protesta antiqeveritare në ditën e 93-të, qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ramën, Ballukun dhe Berishën! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme