Teksa sot mbahet protesta e 28-të radhazi në Tiranë ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike, aktivistja e shoqërisë civile Edlira Çepani ka deklaruar se kjo lëvizje nuk ka një lidership të përcaktuar dhe se organizimi horizontal i protestës është një nga elementët kryesorë të saj.
“Askush nuk delegon asgjë, pasi nuk ka lidership. Kur një sistem funksionon në mënyrë horizontale dhe secili merr përsipër të japë aty ku mundet, kjo është një arritje e madhe”, u shpreh ajo në një intervistë për emisionin “News24 Fundjavë”.
Sipas saj, protestat janë një formë organizimi që vjen nga qytetarët dhe se ajo vetë mendon se ata njerëz që protestojnë për javë të tëra duhet të dalë patjetër një grupim politik.
Çepani u ndal edhe te kërkesa për një qeveri teknike, duke thënë se një ndër detyrat e saj do të ishte ndryshimi i Kodit Zgjedhor, në mënyrë që të krijohen mundësi për forca të reja politike apo kandidatë të pavarur.
“Qeveria teknike që kërkohet bën edhe propozimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Pastaj ky kod u jep mundësi partive të reja apo të vjetra. Aty garantohet edhe përfaqësimi i duhur”, tha ajo, ndërsa bëri thirrje për dialog institucional me kërkesat e protestuesve.
“Bullizmi politik nuk është zgjidhje. Nuk zgjidhen gjërat duke u tallur apo kërcënuar. Institucionet paguhen me taksat e qytetarëve. Ka vend për përmirësim në mënyrën se si u përgjigjen këtyre protestave. Hajde t’i diskutojmë këto kërkesa që vijnë nga protesta, çështje që duhet të trajtohen në Kuvend”, u shpreh Çepani.
Edlira Çepani: Askush nuk delegon asgjë, pasi nuk ka lidershipin. Kur një sistem funksion më mënyrë horizontale, dhe secili merr përsipër që të japë atje ku mundet, kjo është arritje e madhe. Kjo sjell bashkim, pasi secili sjell atë pjesë ku është i aftë. Është formë organizmi, ku bukuria e të cilës vjen me këmbëngulje nga vetë protestuesit. Organizmi nga poshtë, është ndër më të fuqishmit. Ka nisur të lëvizë dhe ndodh kjo lëvizje, siç është grupimi që përfaqëson protestën.
Të protestuesit është politik. Aktivizimi dhe protesta është politik. Nuk jam nga ata njerëzit që nga ky grupim të dalë një grupim politik. Të gjithë duhet ta kenë lirinë që të krijojnë një grupim të tillë. Protestat kanë detyrat e veta për të reaguar mbi situatat. Nëse arrihet që ato që kërkon protesta, të ndodhin, ideja është se në një sistem me një kod të barabartë zgjedhor, aty i jepet mundësia që cilido që të krijojë një forcë të re, apo të garojë si qytetar i pavarur, kjo është gara e vërtetë.
Duhet që përfaqësimi të jetë i mirëfilltë përmes garës së barabartë. Nuk është problemi se kush do të marrë lidershipin, por që sistemi të largojë barrierat. Qytetarët të jenë pjesë e zgjidhjes. Ne kemi profesionistë të mirë në Shqipëri. Ata fatkeqësisht nuk janë dëgjuar. Qeveria teknike që kërkohet, bën dhe propozimet për ndryshimin e kodit zgjedhor. Pastaj ky kod zgjedhor i jep mundësi partive të reja, apo të vjetra. Aty garantohet dhe përfaqësimi i duhur.
Bullizmi politik nuk është zgjidhje për problematikat. Nuk zgjidhen gjërat duke u tallur apo kërcënuar. Institucionet paguhen me taksat e qytetarëve. Mendoj se ka vend për t’u përmirësuar në pjesën e kthimit të përgjigjeve për këto protesta. Hajde ti diskutojmë këto kërkesa që vinë nga protesta, çështje që duhet të trajtohen në Kuvend.
The post Protesta e 28-të kundër qeverisë, Edlira Çepani: Bulizmi politik nuk është zgjidhje për problematikat! Institucionet t’u kthejnë përgjigje protestuesve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



