“Vrasës për profit”, “Mjaftë më”, “Sa para vlen jeta e njeriut” dhe shumë parulla të tjera mbanin në duar qindra protestues të revoltuar nga skandali në klinikën onkologjike në Shkup, të cilët me ngulm kërkuan dorëheqje të qeverisë. Me brohoritje të fuqishme kërkuan përgjegjsi për këtë rast tragjik i cili lëndoi dhe zemëroi qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ata thanë se jeta tek ne është bërë e pasigurtë dhe kanë turp t’i tregojnë botës se nga cili vend vijnë.
QYTETAR:
“Unë para një jave e humba nënën, nëna ime ishte diagnostifikuar me kancer, para se të fillojë me terapi nëna ime ishte person shumë pozitiv dhe donte të luftonte sëmundjen pas fillimit të terapisë ajo ra shumë, nuk e kam të qartë se çfarë I dhanë asaj. Kjo qeveri, kjo ministri e shëndetësisë. onkologjia dhe të gjithë që janë të përfshirë këto janë mafia. Njeriut që Lufton për jetë, çdo ditë I numërohen , unë jam munduar të bëjë çmos për ti zgjatur edhe një ditë jetë për faj të disa kriminelëve ajo mund të ketë vdekur”.
QYTETARE:
“Unë jetoj me këtë sëmundje qe 8 vite, kam humbur djalin në moshë të re 31 vjeqar. Këtu skemi pasur mjek më dërguan në vien dhe mi nënshkruan 3 terapi. Ishan ë sistinë më thane nuk kemi citostatisi duke dale më thane kthehu se i gjeta. Unë jam motër medicionale dhe thash si I gjetët për 10 minuta, kjo ndodh edhe në spitalet private, Pas atyre terapive djali im asgjë nuk ndryshoi , I dhanë terapi ranital dhe regllan, kur shkova për here të dytë më tha se nuk ka asnjë terapi nga shteti juaj”.
Ngjarjet e Klinikës së Onkologjisë bënë jehonë në opinion pasi mediat publikuan një sërë artikujsh për ekzistencën e një rrjeti të përpunuar biznesi kriminal për rishitjen e barnave të shtrenjta – citostatikëve. Në rrjet dyshohet se janë përfshirë disa mjekë dhe personel mjekësor të Klinikës. Sipas shkrimeve, në sistem janë futur pacientë fiktive, dhe disa prej pacientëve i kanë dhënë gjysmë terapi dhe kështu terapia e shtrenjtë biologjike ka përfunduar në tregun e zi.
Pas një informacioni të tillë, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka hapur hetim paraprak dhe pasditen e së premtes ka hyrë në Klinikë. Siç kanë bërë të ditur, bastisje janë kryer edhe në dy banesa private në Shkup, si dhe janë sekuestruar kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacion tjetër, të cilat do të analizohen dhe hetohen më tej.
Medina Ajeti /SHENJA/