“Protesta më e madhe, për Shqipërinë e Re”- Dojna Mema nga sheshi: Nuk heshtim dhe nuk dorëzohemi! S’la pushtet dhe para që na mbyll gojën

Sheshi para kryeministrisë u tejmbush sot në ditën e nëntë të protestës qytetare si asnjëherë tjetër.


Mes pjesëmarrësve jo vetëm qytetarë e familjare, aktivistë dhe ambientalistë, por edhe artistë.

Një prej atyre që mbajtën fjalën ishte edhe moderatorja Dojna Mema, e cila apeloi ndaj shqiptarëve që të mos dorëzoheshin, pasi nuk kishte pushtet dhe para që ua mbyllte gojën.

“Kjo është protesta më e bukur dhe më e madhe që kam parë. Për Shqipërinë e re, të gjithë bashkë. Ne nuk heshtim, nuk dorëzohemi, nuk negociojmë me të ardhmen tonë. Kur shqiptarët bëhen bashkë, nuk ka para dhe pushtet që ia mbyll dot gojën”, tha ajo mes të tjerash.

Duke hedhur thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe dëgjimin e zërit të të rinjve, ajo mbështeti vijimin e kësaj proteste qytetare dhe të të rinjve deri në fund.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme