Protesta për rritjen e çmimeve, reagon Policia e Shtetit: Grupe të rinjsh kanë bllokuar rrugët, të ndalin menjëherë këto veprime!

Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës që u zhvillua në kryeqytet, ku protestuesit, kanë bllokuar rrugët kryesore, në shenjë revolte ndaj çmimit të naftës.


Policia sqaron, se gjatë protestës grupe të rinjsh kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve, ndërsa shtojnë se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale. Nga kjo situatë, ata thonë se janë detyruar të reagojnë dhe të shpërndajnë qytetarët.

“Policia e Shtetit është e vendosur të jetë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, edhe të atyre që protestojnë në mënyrë paqësore, si një e drejtë kushtetuese, por nga ana tjetër, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë veprime që bien ndesh me ligjin dhe cënojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit

Në vijim të protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë përfundimit të protestës disa grupe të rinjsh kanë bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, si dhe po kundërshtojnë thirrjet e punonjësve të Policisë për të mos bllokuar rrugët pasi bllokimi i tyre përbën vepër penale.

Nisur nga situata e krijuar, Policia e Shtetit bën thirrje për personat që kanë bllokuar rrugët dhe kundërshtojnë punonjësit e Policisë, të ndalin menjëherë këto veprime dhe të shpërndahen, pasi do përballen me forcën e ligjit.

Policia e Shtetit është e vendosur të jetë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, edhe të atyre që protestojnë në mënyrë paqësore, si një e drejtë kushtetuese, por nga ana tjetër, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë veprime që bien ndesh me ligjin dhe cënojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme