Protesta për rritjen e çmimit, policia shoqëron me forcë 2 gra në Tiranë (video)

Policia ka tërhequr me forcë  dy gra që dolën sot rrugëve të Tiranës për të protestuar kundër rritjes abuzive të çmimeve të karburanteve dhe produkteve ushqimore.

Nga pamjet e siguruar nga abcneës.al duken policët teksa marrin me forcë protestueset që janë ulur në rrugë, ndërsa protestuesit e tjerë thërrasin “turp”.

 

Gjithashtu FNSH kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit, ndërkohë që janë bërë dhjetëra shoqërime në komisariat.

Pasditen e sotme janë organizuar protesta kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe produkteve ushqimore në disa qytete të vendit tonë, siç është Tirana, Durrësi, Miloti, Shkodra, Saranda.

Më herët kryeministri i vendit, Edi Rama ju është përgjigjur LIVE qytetarëve pas shqetësimeve të shumta që sollën rritjet galoponte të çmimeve të naftës dhe produkteve, çka sollën edhe protesta në të gjithë vendin gjatë ditës së enjte.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme