Protesta për Teatrin/ Jep dorëheqjen Ana Shkreli

Çështja e Teatrit Kombëtar, nuk mbaroi siç pretendon mesa duket Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, me shembjen e tij.

Duke qenë një motiv shpirtëror, një kujtesë, një trashëgimi, një identitet, goditja brutale e godinës, nuk i lë dot njerëzit indiferent.

Pas kësaj ngjarje, nga burime pranë Bashkisë së Tiranës, mësohet se ka dhënë dorëheqjen, drejtoresha e Shtëpisë Muze “Ismail Kadare”, Ana Shkreli.

Ana Shkreli edhe pse ishte drejtuese e një institucioni që varet nga Bashkia, mori pjesë në protestat e qytetarëve që pasuan rrëzimin e Teatrit.

Por monitorimi i Erion Veliajt duket se ka qënë i rreptë. Ana, një vajzë e shkolluar, e ditur dhe e pasionuar, nuk po fshihej në fakt në rezistencën për Teatrin.

Ajo po i qendronte bindjeve të saj. Mirëpo, Kryetari i Bashkisë ka siguruar foto të pjesmarrjes së Anës në protestë, dhe besohet se pas kësaj i ka ushtruar presion, aspak të pranueshëm, madje shumë të vrazhdë.

Gazeta Mapo nuk mundi t’i marrë një koment, por Ana ka postuar sot një status në Facebook, ku flet për fillime të reja.

Burime të besueshme, bëjnë me dije se ajo ka dhënë dorëheqjen.

Ana Shkreli ishte iniciatore dhe punoi shumë për ngritjen e Shtëpisë Muze “Ismail Kadare”. Gjë që u kthye në destinacion dhe aset për kryeqytetin.

Por në fund, duket qartë, se ajo ka çmuar më shumë lirinë dhe bindjet e saj, në vend të rehatisë dhe konformizmit të administratës. Dhe ka bërë një zgjedhje. Ka zgjedhur të mbrojë Teatrin, këtë pasuri të madhe shpirtërore të Tiranës, si shumë qytetarë të tjerë./Mapo

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme