Protesta për vdekjen e 8-vjeçarit në Peqin, Ervin Salianji reagon nga qelia: Policia të japë garanci për sigurinë e jetës së banorëve

Ervin Salianji ka reaguar për protestën e banorëve të Pajovës pas ngjarjes tragjike të humbjes së jetës në rrugë nga një 8 vjeçar!


Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen tragjike të djalit të tyre, Salianji ka shprehur solidaritet të plotë me kërkesat legjitime të komunitetit të banorëve.

Sipas tij, jeta në këtë vend është zhvlerësuar në të gjithë territorin e tij dhe dhjetra shqiptarë po humbin jetën në aksidente tragjike apo nga plumba që vërshojnë rrugëve nga përplasjet e krimit.

Salianji kërkon reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit për vendosjen e tabelave, mbikalimeve dhe të gjithë infrastrukturës së nevojshme për të dhënë garanci për sigurinë e jetës së këtyre banorëve!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme