“Protestat i kam bërë me fjalë çdo ditë”/ Flutura Açka nuk do jetë në protestën e thirrur në Sali Berisha: Nuk do jem fizikisht në Tiranë

Deputetja e PD, Flutura Açka ka shpjeguar sot para nisjes së seancës plenare pse nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha më 7 korrik.

Për gazetarët Açka tha se ajo nuk do të jetë fizikisht në Tiranë, por që protestën e saj ajo e ka bërë çdo ditë me fjalë.

“Unë nuk jam personalisht por çdo qytetar është i lirë të protestojë. Qytetari është i lirë të protestojë pastaj unë kam qenë prej 30 vitesh në të gjitha protestat jo vetëm të PD e opozitës por në protestat e shoqërisë civile, është në natyrën time të protestoj.

Pastaj nuk është e thënë jam apo s’jam fizikisht, protestat e mia i kam bërë me fjalë çdo ditë”./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme