Protestat për Martin Canin, aktivisti: Nëse nuk plotësohen kërkesat tona, jeta e fëmijëve do të jetë në rrezik! Kjo është një betejë e cila duhet fituar…

Aktivisti Migen Qiraxhi, i cili është edhe një nga organizatorët e protestave për vrasjen e Martin Canit, ka shprehur në emisionin ‘Open’ se 8 janë kërkesat e tyre, të cilat nëse nuk plotësohen, jeta e fëmijëve do të jetë në rrezik.


migen qiraxhu

Ai tha se e vetmja mënyrë për të devijuar agjendën e kryeministrit dhe ministres së Arsimit, është që zgjedhësit e tyre të gjenden në shesh në mënyrë që të devijojnë agjendën e tyre.

“Kjo është një betejë pa opsion, e cila duhet fituar. Nëse nuk e fitojmë është një fatkeqësi dhe do duhet që pas nesh duhet ta bëjë dikush tjetër, derisa jeta e fëmijës të jetë e sigurt, pa u shënuar viktima e radhës”, tha ai.

“Mungesa e zbardhjes së ngjarjes nga Policia e Shtetit edhe 8 ditë pas, e bën të pasigurt edhe për ne prindërit që kemi gjetur mundësinë të mblidhemi dhe të kërkojmë nga institucionet të ndihmojnë në mënyrën sesi ne jetojmë.

Jemi në raundin e dytë të protestës, ku i janë bashkuar prindërit dhe familjarët të të ndjerit. Protesta mbart një ngarkesë të madhe emocionale. Kemi përpiluar 8 kërkesa për standardet e cilësisë së arsimit dhe sigurisë në shkolla. Në kërkesa është përpiluar edhe dorëheqja e ministres së Arsimit. Nuk ka institucione që kanë reaguar, as nga drejtoritë e shkolla. Nuk ka një reagim të ministres së arsimit të këtë proporcional me të që po ndodh. Ka një reagim nga kryeministri, i cili nuk adreson problemin, por një shqetësim të rrjeteve sociale. Si dhe një koment të tij mbi përdorimin politik të kësaj çështje, që është plotësisht i gabuar.

Ne jemi kujdesur që komunikues, folës dhe përfaqësues të kësaj proteste të mos jenë struktura partiake. Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në këtë protestë. Protesta vijon ditën e mërkurë, që kemi paralajmëruar bojkot.

E vetmja mënyrë për të devijuar agjendën e kryeministrit dhe ministres së arsimit, është që zgjedhësit e tyre të gjenden në shesh në mënyrë që të devijojnë agjendën e tyre.

Nëse nuk plotësohen kërkesat tona, jeta e fëmijëve do të jetë në rrezik. Ne mund ta humbim këtë betejë. Por nuk kemi humbur ne, por fëmijët tanë që janë të rrezikuar. Kjo është një betejë pa opsion, e cila duhet fituar. Nëse nuk e fitojmë është një fatkeqësi dhe do duhet që pas nesh duhet ta bëjë dikush tjetër, derisa jeta e fëmijës të jetë e sigurt, pa u shënuar viktima e radhës”, tha Qiraxhi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme