Protestë e prindërve të revoltuar para komunës së Strugës

Gazetar: Miki Trajkovski

Qindra prindër, gjyshe, gjyshër, me fëmijët dhe nipërit e tyre protestuan para komunës së Strugës, duke kërkuar që të angazhohen përkëdhelëse në çerdhet që tashmë punojnë vetëm deri në orën 12:00. Ata u takuan edhe me kryetarin Merko, i cili iu përgjigj kështu.

“Pyetjes tonë drejtuar kryetarit, çfarë duhet të bëjmë nëse nuk mund t’i çojmë fëmijët në çerdhe dhe nuk ka kush të kujdeset atje, u përgjigj- mi sillni të gjithë në shtëpinë time, unë do t’i mbaj”, tha Aleksandra Toman- prind.

Problemi qëndron te mos zgjidhja e statusit të rreth njëzet përkëdhelësve, të cilët me vite të tëra kanë punuar vetëm me kontratë pune dhe me pagë prej 10.000 denarë, edhe pse kompetentët kishin premtuar zgjidhje. Tani prindërit janë të detyruar t’i marrin fëmijët e tyre me ta në vendet e tyre të punës.

“Nëse komuna është përgjegjëse për këtë, duhet ta zgjidhë, nëse jo, shteti të marrë masa. Fëmijët janë qytetarë të këtij shteti dhe të kësaj komune”, u shpreh Jovanço Maceski- prind.

Sipas Merkos fajin e ka Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale le të kujdeset për përkëdhelëset, çerdhet janë në kompetencë të ministrisë, prandaj është mirë t’i pyesni edhe ata”, deklaroi Ramiz Merko- kryetar.

Prindërit janë të zhgënjyer dhe nuk presin që problemi i tyre të zgjidhet shpejt.

Prindërit bëjnë të ditur se nëse nuk zgjidhet problemi do të vazhdojnë me protestat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme