Qytetarët e Krujës dhe Fushë-Krujës edhe ditën e sotme janë mbledhur në protestë në aksin Thumanë-Kashar.
Qytetarët kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe janë përplasur me forcat e policisë, pasi këta të fundit duan të lirojnë aksesin e mjeteve në rrugë.
Në një prononcim për News24, një qytetarë u shpreh se kërkojnë vetëm që të hapet një rrugë dytësore në mënyrë që të ushtrojnë aktivitetin e tyre.
“I bëjmë thirrje shtetit që të na hapë rrugën. Te kemi akses hyrje dalje. Fëmijët tanë ushqehen me këtë rrugë. Vetëm kërkojmë të hapet rruga dhe ta paguajmë”, u shpreh ai.